Politike

Marrëveshja në SHBA, Meta: E përshëndes, Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të

4 Shtator 2020, 16:49 Nga DOSJA
Marrëveshja në SHBA, Meta: E përshëndes, Një hap i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur në SHBA. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka publikuar foton nga zyra e Trump ku dhe u firmos marrëveshja.

E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”- shkruan Meta. 

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta takimi 4 shtator në shtëpinë e bardhë ilir meta takimi 4 shtator në shtëpinë e bardhë

Sondazh

Poll