Politike

“ASNJË TRADHËTI BURRA!”, Edi Rama reagon për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Keqardhje që u humb kaq kohë, faleminderit Am

4 Shtator 2020, 16:37 Nga DOSJA
“ASNJË TRADHËTI BURRA!”, Edi Rama reagon për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Statusin e tij, Rama e nis me “nuk ka tradhëti burra” duke ironizuar zërat se në SHBA do të nënshkruhej shkëmbimi i territoreve.  Më tej në postimin e tij, kryeministri u shpreh se njohja e Kosovës nga Izraeli është fryti i marrëveshjes, e cila do të kthehet në një shembull.

“ASNJË TRADHËTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike. Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!,”-shkruan Rama. 

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja serbi kosove takimi kosove serbi 4 shtator edi rama marreveshja serbi kosove takimi kosove serbi 4 shtator

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 11:49

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lles...