Politike

Kosova dhe Serbia firmosin me SHBA-në, zbardhet dokumenti që përfshin ndarjen e liqenit të Ujmanit, Hoti: Ky është vetëm

4 Shtator 2020, 06:54 Nga DOSJA
Kosova dhe Serbia firmosin me SHBA-në, zbardhet dokumenti që

SHBA– Kosova dhe Serbia kanë firmosur të dyja marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veç e veç, me një ndryshim të protokollit në momentin e fundit, në dhomën ovale (zyra e Presidentit), është bërë e mundur firmosja e marrëveshjeve të ndara, nën mbikëqyrjen e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. 

Ka qenë Trump, ai që ka fimosur dy marrëveshje, një me palën serbe që kryesohej nga Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe një me palën kosovare, që përfaqësohej nga kryeministri Avdullah Hoti. Fotoja që po shikoni, vjen pikërisht nga momenti i nënshkrimit të dy marrëveshjeve.

Më herët, u raportua se gjithçka do të firmosej në ‘Dhomën Roosevelt’, por për arsye që nuk dihen, ngjarja u zhvendos në dhomën ovale. Të parët mbërritën serbët, ndërsa më pas në Shtëpinë e Bardhë zbarkuan kosovarët. Këta të fundit, patën edhe një sherr me njëri-tjetrin, pasi Ramush Haradinaj, kërcënoi nga Kosova, se në rast se do të firmosej marrëveshja, do të dorëhiqej nga qeveria. Haradinaj, u tërhoq më pas nga ky vendim, ndërsa tashmë nuk kemi një vendim të tijin.

Ajo që bie në sy, në marrëveshjen, e siguruar edhe nga Dosja.al është fakti se  shkruhet se Serbia ka të drejtë që të përdorë liqenin e Ujmanit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Një tjetër detaj, është edhe dalja e Serbisë në portin e Durrësit, e gjitha kjo falë hekurudhës së dy vendeve që do të shtrihet nga “Adriatiku” deri në Serbi. Një tjetër pikë që tërheq vëmendjen në këtë marrëveshje është edhe heqja e teknologjisë 5G dhe mospranimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Të vetmet gjëra që Kosova ka fituar nga marrëveshja janë ndalimi i fushatës së Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë dhe fillimi i kërkimeve dhe identifikimit të të zhdukurve të luftës.

Pas marrëveshjes, të parët që morën fjalën ishin protagonistët. Kryeminitri i Kosovës Avdullah Hoti u shpreh se bisedimet do të vijojnë në Bruksel ku ka ndërmend të zhvillojë një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndërsa ky i fundit qetësoi qytetarët e tij: Nuk kemi ndërmend ta njohim Kosovën, rrini të qetë!

Takimi ishte planifikuar për në 2 Shtator dhe më pas u shty për dy ditë. Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Kosova dhe Serbia prej dy ditësh ndodhen në Uashington duke zhvilluar takime në Shtëpinë e Bardhë. Dje takimi u zhvillua me dy raunde, pas të cilit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha prerë se nuk do të diskutonte në asnjë moment tema e shkëmbimit të territoreve, duke këmbëngulur në argumentin se Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh se pika për njohjen e Kosovës u hoq nga dokumenti, me sugjerimin e tij. kjo marrëveshje ka sjellë reagime të forta si nga ana e politikës në Kosovë dhe Serbi, duke përcjellë urimet për këtë nënshkrim.

(k.m;f.m:a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic avdullah hoti takimi kosove serbi 4 shtator aleksander vucic avdullah hoti takimi kosove serbi 4 shtator

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 11:49

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lles...