Politike

Gjysmë ore takim me Metën, Rudina Hajdari del nga Presidenca: Propozoj datën 2 maj për zgjedhjet, shqiptarët të festojnë

4 Shtator 2020, 15:40 Nga DOSJA
Gjysmë ore takim me Metën, Rudina Hajdari del nga Presidenca: Propozoj

TIRANË– Rudina Hajdari ka propozuar datën 2 maj për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që do të mbahen në vitin 2021. Pas përfundimit të takimit me Presidentin Ilir Meta, i cili zgjati gjysmë ore në ambientet e Presidencës, Hajdari tha se në këtë datë shqiptarët, mund të festojnë, pasi janë pashkë ortodokse dhe të votojnë gjithashtu.

Propozova datën 2 maj. Mbase mund të jenë më të pranueshme palët. Dy maji është vërtetë një festë, pashkët ortodokse. Qytetarët mund edhe të votojnë, edhe të festojnë,”– tha Hajdari ndër të tjera.

Që prej mëngjesit të ditës së sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime me palët politike në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm. Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta. Ndërsa, mazhoranca kërkon 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike presidencë rudina hajdari presidencë rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 11:49

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lles...