Politike

Plotësimi i KQZ-së së re! Dorëzohet dosja e kandidatit të parë në Kuvend, ja kush është ai

4 Shtator 2020, 14:29 Nga DOSJA
Plotësimi i KQZ-së së re! Dorëzohet dosja e kandidatit

TIRANE– Dosja e aplikantit të parë për komisionerin e ri të zgjedhjeve ka mbërritur në zyrën e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë.

Bëhet e ditur se aplikanti i parë është Naim Mëçalla, jurist dhe dekan i Fakultetit të Drejtësisë në një universitet privat dhe nuk është në asnjë nga partitë politike.

Verifikimi i dosjeve do të kryhet nga një komision i posaçëm parlamentar, e në mesin e tyre do të ketë dhe një përfaqësues i opozitës politike.

Kuvendi i Shqipërisë shpalli më 29 gusht garën për plotësimin e KQZ-së së re. Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riformatohet. Nga 7 anëtarë që ka aktualisht, do të ketë 12.

Një do të jetë krye komisioneri, një do të jetë zëvendëskomisioneri i zgjedhjeve dhe ndërkohë do të ketë dy Komisione, Rregullatori dhe ai i Ankesave e Sanksioneve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja e kandidatit kqz kuvend dosja e kandidatit kqz kuvend

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 11:49

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lles...

Politike 4 Shtator 2020, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat pas takimit me presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në...