Politike

Beteja politike për rindërtimin/ Rama sulmon PD-në pas denoncimeve… komentet e ndjekësve tek kryeministri: Po këta ku i g

4 Shtator 2020, 15:21 Nga DOSJA
Beteja politike për rindërtimin/ Rama sulmon PD-në pas

DURRËS– Prej vitesh Durrësi ka qënë “fushë beteje” për dy kahet e politikës shqiptare. Qyteti prej kohësh në drejtimin e socialistëve, së fundmi nuk ka gjetur dot një emër të qëndrueshëm në krye të bashkisë, të cilit numri një i socialistëve t’i besojë fushatën për zgjedhjet parlamenare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.

Në mbledhjen e fundit me socialistët, Rama dha lajmin se do ta marrë ai drejtimin e fushatës në qytetin bregdetar duke mos e fshehur as arsyen. Në një intervistë për mediat, Rama ka pranuar se ka zgjedhur që ta drejtojë ai qarkun për të dhënë një shembull të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

“Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin sepse është një zonë me rëndësi të posaçme në këtë fazë kur ne na duhet të ndërtojmë aty një shembull spektakolar të ndërtimit pas gjithë asaj tragjedie që kaloi Durrësi. Është pjesa më e dëmtuar dhe pjesa më sfiduese e rindërtimit pasi aty do të duhet të bëjmë një punë shumë të madhe. Kemi ecur shumë me projektet.”

Por nuk ka ndalur këtu! Ashtu siç e ka pranuar edhe vetë, Rama do ta kthejë Durrësin në “kalin” e fushatës së tij, duke premtuar rindërtimin e zonës deri në festat e fundvitit. Çdo ditë faqja e Facebookut rifreskohet edhe me pamje dhe histori të “suksesshme” rindërtimi. Por edhe PD-ja nuk ka mbetur duarkryq. “Shitja” e Durrësit si një shembull suksesi nga ana e Ramës, ka bërë që edhe PD të ndezë motorët e garës. Partia Demokratike gjithashtu çdo mëngjes publikon raste të “harruara” nga qeveria, të cilët duhet të kalojnë ditët e pandemisë pa një çati mbi krye.

Durrësi, Shijaku, Thumana dhe të gjitha zonat e tjera të prekura nga tërmeti janë kthyer në subjektin kryesor politik të fushatës duke përplasur palët. Me sulmet dhe me pamjet e publikuara nga Partia Demokratike, në Facebook-un e kryeministrit kanë vërshuar edhe komentet, të cilët mohojnë versionet e opozitarëve.

“Bravo që po punoni. Një gjë nuk kuptoj nëse ju të gjithë nënpunësit e këtij shteti po bëni këto punë për popullin! Këta të PD ku i marrin këto familje që nxjerrin me zë e figurë (pikërisht nga Shijaku)!!!!! Ndoshta duhet t’u tërheqësh pak si shumë veshin atyre nënpunësve që paguhen nga taksat tona ta bëjnë punën si duhet. Sepse gjithë kjo gjë e mirë do hidhet poshtë nga 1, 2 apo dhe 20 familje që s’ju është kushtuar vëmendje nga punonjësit e Bashkive apo të lagjeve,”-shkruan një prej komentueseve të kryeministrit.

Edhe pse PD ende nuk e ka një emër që do të udhëheqë demokratët e Durrësit, për momentin duket se të gjithë sytë janë atje. Me dy palët që përplasen dhe përfshirjen e vetë kreut të socialistëve duket se qyteti është bërë vendimtar në shpalljen e fituesit. Deri në ditën e zgjedhjeve…sytë nga Durrësi.

(f.g.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata ne durres termeti i 26 nentorit edi rama fushata ne durres termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 11:49

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lles...