Aktualitet

3 Shtator 2020, 11:49 Nga DOSJA

TIRANË– Dy persona kanë kapërcyer kordonin e Policisë, i cili rrethon spitalin COVID 2 për të shkuar pranë familjarëve të tyre. Pas vetëvrasjes së një pacienti të infektuar nga pandemia e koronavirusit, të afërmit e pacientëve të tjerë të shtruar janë shfaqur të shqetësuar për familjarët e tyre.

Dy të rinjtë që thyen kordonin e Policisë, nuk arritën dot që të shkonin pranë tyre pasi u ndaluan në kohë nga efektivët që të mos futeshin në ambientet e brendshme të spitalit. 

Po çfarë ndodhi në spital?

Hasan Mira nga Klosi u vetëflijua mbrëmjen e sotme. Mira, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë spitali ka marrë vendin që të gjithë dritareve t’u vendosen hekura.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mira prokuroria e tiranes vetëvrasjet tek shefqet ndroqi xhino koçka hasan mira prokuroria e tiranes vetëvrasjet tek shefqet ndroqi xhino koçka

Sondazh

Poll