Aktualitet

“Telefonin s’ja japin, i solla ujë e rroba”/ Ç’po ndodh tek ‘Shefqet Ndroqi’, qytetarët presin lajme me lot në s

3 Shtator 2020, 11:30 Nga DOSJA
“Telefonin s’ja japin, i solla ujë e rroba”/

Shqetësim, vërtitje lart e poshtë rreth spitalit, orë pritje, plot me shpresë, lot e dhimbje. Kjo është panorama e asaj që përjetojnë qytetarët në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, aty ku janë të shtruar pacientët me Covid 19. Presin një përgjigje nga mjekët, për të afërmit e tyre. Disa qytetarë, kanë treguar për kamerat gjendjen e të afërmve të tyre.

Njëri tha se kishte sjellë ujë dhe ndërresa për babanë, pasi këto kishte kërkuar vetë i ati. Ai tha se komunikon vetëm me doktoreshën.

“Ujë, rroba, ndërresa, ushqimin nuk e di, a është me serume, apo jo. Kam folur vetëm me doktoreshën, më ka thënë këtu këtu ca ka kërkuar babai dhe ato i japim. Telefonin për momentin jo se është në gjendje të rënduar. Uji, ska problem s’më intereson shumë më mjafton vetëm të pijë se është në gjendje të rëndë, e siguroj vetë ska problem, vetëm të bëhet mirë’, tha ai.

Një grua nga Korça, e cila ka shtruar babanë po në këtë spital, tregoi telefonatën e fundit me të sot.

“Në gjendje shumë të rëndë. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga mjekët, kemi marrë doktorin, na thotë merr një tjetër, na kanë thënë mos e merrni shumë herë se nuk është në gjendje të mirë. Telefonata e fundit ishte sot në orën 7 të mëngjesit, nuk ishte mirë, fliste përçart, nuk e kuptonim çfarë thoshte, dimë ne se çfarë ndodh aty? Bëj kurajo i themi, ca ti themi, dy fjalë i themi se ai nuk flet dot më gjatë”.

Një tjetër grua, tha se babai i saj ishte rënduar prej tre ditësh.

“Babi im ka 7-8 ditë që ka qenë këtu, kam komunikuar, por ka tre ditë që jo, telefonin ja kanë lënë. Ne nuk e dime ca bëhet brenda, me qa sa na kanë thënë, i kanë filluar ventilimin e ska arritur me e mbajt se është irrituar, e hiqte, e kanë vënë në terapi intensive për 3 ditë, ska arrit mushkëria të funksionojë, e tani është në intubim. Ka tre ditë që s’kam fol me babin, më dhimbsej, në datë 1 kam folur, jam më mirë tha por në fakt nuk u bë më mirë. Mjekët më thonë se është në gjendje kritike. As në Angli nuk të jep kush shpresë”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vetëvrasjet tek shefqet ndroqi vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll