Aktualitet

‘Nuk vuante nga depresioni, problemet i nisën në spital’/ Flet i afërmi i 65-vjeçarit që u hodh nga Senatoriumi: Mjekë

3 Shtator 2020, 11:14 Nga DOSJA
‘Nuk vuante nga depresioni, problemet i nisën në spital’/

TIRANË- Shkëlqim Topollaj, i afërmi i Hasan Mirës që u hodh nga kati i katërt i Sanatoriumit ka folur për gjendjen shëndetësore të 65-vjeçarit.  Për “Abc News” ai tregoi se Mira ishte infektuar katër ditë më parë. Sipas tij, 65-vjeçari para dy ditësh ishte shtruar në spital, për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Topollaj shprehet me tej se Mira shfaqi shenja agresiviteti pas shtrimit në spital, dhe për këtë arsye stafi e vendosi në një dhomë më vete. Madje ka treguar se ai nuk ka mbajtur as maskën e oksigjenit në spital dhe i vetmi person që ka pasur komunikim ka qenë vëllai i tij.

“Hasani kishte rreth katër ditë që vuante. Pas dy ditësh ishte rënduar situata e tij dhe vendosëm ta sjellim në spital. Nga të dhënat që kemi ai është acaruar edhe ka qenë i çekuilibruar dhe i nerviozuar dhe nuk ka dashur të mbajë oksigjenin dhe ka qenë shumë i acaruar. E kanë dërguar në dhomë vetëm pasi ka shfaqur shenja dhune dhe agresiviteti, paqëndrueshmërie. Nuk besoj se është çështje spitalore, por mbase nga paniku. Nuk e di a ka pasur telefon. Ka folur me të vëllain kur ka qenë i shtruar në spital. Nuk ka qenë i qetë fare. Në kohën kur ka qenë në spital ka qenë i qetë. Nuk vuante nga depresioni. Nuk është kuruar asnjëherë. Gjetan Gjetani ka komunikuar më shumë se ne nuk kemi nga marrim informacion. Këto m’i tha vëllai mua. Kur ka shkuar në spital ka qenë në një dhomë jo vetëm dhe ka shfaqur shenja agresiviteti. Për këta arsye e kanë veçuar për të mos shqetësuar pacientët e tjerë. Ka qenë njeri i rregullt, ka pasur një biznes, ka qenë mirë mendërisht”, u shpreh Topollaj.

Hasan Mira nga Klosi u vetëflijua mbrëmjen e sotme. Mira, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë spitali ka marrë vendin që të gjithë dritareve t’u vendosen hekura.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mira vetëvrasjet tek shefqet ndroqi hasan mira vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll