Aktualitet

Vetëvrasjet e Senatoriumit “trondisin” publikun/ Dalin mesazhet e viktimave, enigma e “ryshfetit” të 65-vjeçarit ngre

3 Shtator 2020, 10:28 Nga DOSJA
Vetëvrasjet e Senatoriumit “trondisin” publikun/ Dalin mesazhet

TIRANË- Dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Për këto ngjarje të rënda, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku janë caktuar dy prokurorë të cilët kanë marrë në pyetje mjekët që kuruan viktimat dhe familjarët e tyre. Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, pasi po hetohet edhe mënyra se si ata janë trajtuar.

Ndërkohë edhe Drejtuesit e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk kanë qëndruar duarkryq. Ata kanë marrë vendimin që  të vendosin hekura në të gjithë dritaret e godinës për të shmangur fatkeqësi të ngjashme.

Cilët janë dy ngjarjet që tronditën opinionin publik? 

E para ishte ajo e datës 13 gusht, ku në orën 04:00 të mëngjesit u hodh nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi” 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi. I riu po merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit. Nuk dihen ende arsyet e sakta që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, por dyshohet se ai vuante nga depresoni. Së fundmi është zbuluar edhe sms-ja e fundit që i riu u kishte nisur prindërve të tij.  “Takohemi në botën tjetër”, u kishte shkruar ai prindërve të tij. Po kështu, kohët e fundit ai lexonte edhe librin “Testamenti’, i cili mbyllet me vetvrasjen e personazhit kryesor.

Ndërsa viktima e dytë është 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani. Mbrëmjen e djeshme 65-vjeçari u hodh nga kati i katërt i godinës së këtij spitali. Gjurma e fundit prej tij është një telefonatë që ai ka patur me fqinjin, e zbardhur në media, ku 65-vjeçari thotë se ta dinte situatën në spital nuk do të kishte shkuar kurrë. Ai i thotë fqinjit se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Për këtë ngjarje të rëndë mjekët e spitalit thonë se 65-vjeçari po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit dhe se ishte shtruar një ditë më parë. Ndërkohë mjekët kanë deklaruar se 65-vjeçari kishte probleme psikologjike. Priten hetimet nga prokuroria për këtë ngjarje.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mira prokuroria e tiranes vetëvrasjet tek shefqet ndroqi xhino koçka hasan mira prokuroria e tiranes vetëvrasjet tek shefqet ndroqi xhino koçka

Sondazh

Poll