Aktualitet

Rasti i dytë në tri javë, spitali “Shefqet Ndroqi” sqaron: U shtrua një ditë më parë, kishte pneumoni si paso

3 Shtator 2020, 10:55 Nga DOSJA
Rasti i dytë në tri javë, spitali “Shefqet Ndroqi”

TIRANË- Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar për vetëvrasjen e 65-vjeçarit Hasan Mira. Spitali njofton se 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit. Stafi i spitalit i shpreh ngushëllimet familjarëve të 65-vjeçarit dhe thekson se është 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira. 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.”

Hasan Mira nga Klosi u vetëflijua mbrëmjen e sotme. Mira, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë spitali ka marrë vendin që të gjithë dritareve t’u vendosen hekura.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mira vetëvrasjet tek shefqet ndroqi hasan mira vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll