Politike

“Gramoz mos m’u mërzit”/ Rama i kërkon ndjesë kryetarit të Kuvendit pasi ‘mburri’ vlonjatët: Edhe tepelenasve u j

2 Shtator 2020, 17:40 Nga DOSJA
“Gramoz mos m’u mërzit”/ Rama i kërkon ndjesë

VLORË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndjesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Teksa mbante fjalën në ceremoninë solemne të organizuar për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, Rama u shpreh se të gjithë duhet t’u jenë borxhlinj vlonjatëve për atë që kanë bërë në ato vite.

Në këtë çast, Rama ndërpreu fjalimin dhe i kërkoi ndjesë Ruçit, që është nga Tepelena.

Prandaj vlonjatëve duhet t’u jemi borxhlinj…Gramoz mos m’u mërzit, ndjesë por kjo nuk e përjashton faktin që edhe tepelenasve duhet t’u jemi borxhlinj,”– tha Rama dhe më pas nisi të fliste sërish për Luftën e Vlorës.

Sot është organizuar ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj. I ftuar ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, nuk ka shkuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci edi rama gramoz ruci

Sondazh

Poll