Politike

Ceremonia e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Meta e Rama ulen në ‘Sheshin e Flamurit’, bashkë me ta dhe Ruçi, Basha

2 Shtator 2020, 17:23 Nga DOSJA
Ceremonia e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Meta e Rama

VLORË– Ceremonia solemne në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë, në “Sheshin e Flamurit”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili është kapur nga kamerat duke ecur krah kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli. I pranishëm ishte edhe prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, i cili hapi edhe fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni.

Fjala e Mamajt u ndalua për një moment për shkak të thirrjes së Ezanit nga xhamia dhe më pas rinisi. Pas Mamajt, fjalën e mori kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësuar Luftën e Vlorës, si një nga më të veçantat në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. I pranishëm në ‘Sheshin e Flamurit’, ku u organizua edhe cereminia solemne e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, Rama tha se e veçanta e kësja lufte ka qenë edhe pjesë marrja e grave në këtë luftë. Rama shtoi se Lufta e Vlorës gjendet në një nga ato momentet formuese të shtetit të ri shqiptar.

“Besoj se në AND-në e gjakut të vlonjatëve është analogjia e të pamundurës. Një popull i çuditshëm me një aftësi të hatashme për të tejkaluar kufijtë e asaj që është e mundur dhe për të realizuar në momente të caktuara diçka të pamundur. Është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. Lufta e Vlorës është një luftë e fituar nga njëra palë që objektivisht ishte e humbur,”- u shpreh Rama ndër të tjera.

Pas kryeministrit Rama në krye të sheshit, doli kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Përpara të gjithë të pranishmëve, Ruçi u shpreh se ai shesh, i quajtur edhe ‘Sheshi i Flamurit’, mban peshën e rëndë të historisë kombëtare, para të cilit duhet të përulet çdo shqiptar. Ruçi shtoi se Lufta Kombëtare e Vlorës vulosi fitoren e parlamentarizmit që u themelua në Lushnje.

Më pas, fjalën e mori Presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh nga Vlora se Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar. Meta shtoi se sipas tij, Lufta e Vlorës mbetet edhe sot krenari historike dhe një ngjarje vendimtare për pavarësinë e Shqipërisë. “Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar! Këtë e dëshmoi 100 vite më parë edhe Lufta Kombëtare e Vlorës, simboli i qëndresës së popullit tonë ndaj çdo projekti sundues, model i reagimit të vetëdijes atdhetare të shqiptarëve që marrin në dorë fatet e veta në momentet më kritike të kombit dhe Shqipërisë! Për këtë arsye Lufta e lavdishme e Vlorës mbetet edhe sot një krenari historike dhe një ngjarje vendimtare për pavarësinë e Shqipërisë,”- tha Meta ndër të tjera. 

Kjo ceremoni, solli edhe momente pikante.  Rama dhe Meta janë kapur në një foto teksa shihet që janë ulur pranë njëri-tjetrit në shesh.

Në një tjetër video, Rama dhe Meta u kapën në siklet pranë njëri-tjetrit, teksa Presidenti tundte këmbën, ndërsa kryeministri hidhte sytë lart në qiell. Ajo që ra në sy ishte edhe mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për arsye që nuk dihen, edhe pse ishte i ftuar, Basha nuk shkoi në ceremoni. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceremonia e 100-vjetorit te luftes se vlores edi rama gramoz ruci vlore ceremonia e 100-vjetorit te luftes se vlores edi rama gramoz ruci vlore

Sondazh

Poll