Majlinda Angoni emërohet prefekte në Shkodër, zbardhet vendimi që u mor dje në Elbasan, gjatë mbledhjes së socialistëve
2 Shtator 2020, 15:42Nga DOSJA
SHKODËR– Majlinda Jubani Angoni është emëruar prefekte në qarkun e Shkodrës. Dosja.almëson se ky vendim është marrë një ditë më parë në Elbasan, ku kryeministri Edi Rama mblidhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Një nga pikat e diskutimit ka qenë vendi i prefektit të Shkodrës, dhe siç duket Andoni do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili u shkarkua nga ministri Sandër Lleshaj, gjatë kohës së pandemisë së Covid-19.
Drejtues politik në Shkodër tashmë është vendosur Ilir Beqaj, pas largimit të Valdrin Pjetrit. Edhe ky vendin u mor një ditë më parë. Kjo mbledhje prodhoi edhe disa lëvizje për drejtuesit e rinj në qarqe. Po ashtu u vendos që Asambleja e PS të mblidhet në datën 4 shtator.
Kryeministri u tregua i ashpër duke ua bërë të qartë të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, se nuk e kanë vendin të garantuar. Nuk dihet nëse edhe nesër Rama do të tregohet njësoj i ashpër me kryebashkiakët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është tërhequr pas deklaratës që bëri paraditen e sotme, teksa shtoi se Mimi Kodheli, nuk ka qenë asnjëhe...
TIRANË- Partia Demokratike rikthehet në tryezën e Këshillit Politik me një kërkesë të pandryshuar, që koalicionet të mos preken. Nënkryetari i Partisë Demo...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryebashkiakët, dy ditë pas takimit që pati me grupin parlamentar. Dosja.al mëson se pasditen e të enjtes...
TIRANË- Pronari i Web & Development Communication, Igli Gjelishti i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se i ka kaluar kompanisë së botuesi...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka treguar se edhe ajo është mes përfaqësuesve politikë të ftuar nga presidenti Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgj...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, doli ditën e sotme në një deklaratë përpara maternitetit “Koço Gliozheni”, ku akuzoi bashkinë e ...
KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, një ditë pasi Edi Rama e vendosi drejtues politik të PS-së për këtë qark ka hedhur akuza ndaj Mimi Kodh...
TIRANË– 12 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me në krye drejtuesin e tyre Arben Kraja kanë zhvilluar...
VLORË– Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore me temë “100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës”, ku edhe ka adresuar disa nga &ccedi...