Politike

Akuzat e PD/ Përgjigjet Igli Gjelishti: S’kam bashkëpunuar me kriminelë e as nuk kam shkelur asnjë ligj (REAGIMI)

2 Shtator 2020, 14:01 Nga DOSJA
Akuzat e PD/ Përgjigjet Igli Gjelishti: S’kam bashkëpunuar me

TIRANË- Pronari i Web & Development Communication, Igli Gjelishti i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se i ka kaluar kompanisë së botuesit Carlo Bollino, për 7 muaj një shumë prej afro një miliard lekë nga taksat e qytetarëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjelishti thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe shton se për pyetjet e ngritura sot nga PD do të ketë një përgjigje, e po ashtu për të gjitha akuzat e rreme, Endri Hasën e PD e pret një padi në gjykatë.

REAGIMI I PLOTË: 

Endri, sic ta thashë pardje, s’do gjesh asnjëherë prapa meje njerez me konflikt interesi, me të shkuar kriminale apo që kanë vrare për t’u pasuruar. Se më kë bashkëpunoj unë, për sa kohë nuk shkel asnjë ligj, eshte në të drejtën time. Nëse provon ndonjë nga të mësipermet, ose që paratë e mia në fund shkojnë në xhepin e ndonje pushtetari, shkojme bashkë në Prokurori. Deri atëhere, mire do ishte të kishe thene ndonjë fjale për ato 6 gënjeshtrat që të faktova pardje (përpara se avokatet e mi të përfundojne së përpiluari padinë). Për 2 pyetjet mos u mundo se do perpiqem t’i gjej vetë pergjigjet.

Sot, PD, akuzoi botuesin Carlo Bollino dhe pronarin e Web & Development Communication, Igli Gjelishti se kanë përfituar para nga tenderat e qeverisë. PD deklaroi duke publikuar faturat se kompania e Gjelishtit ka marrë në dy vite 7.5 miliardë lekë, dhe këto para i ka transferuar tek kompania e botuesit Bollino. Përgjatë 7 muajve, kompania e Gjelishtit iu ka dhënë C-7- Kommunication Systems, afro 1 miliardë lekë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike carlo bollino edi rama endri hasa igli gjelishti carlo bollino edi rama endri hasa igli gjelishti

Sondazh

Poll