Politike

Zgjedhjet parlamentare 2021/ Paloka zbulon DATËN që do të propozojë PD: Një ditë e më parë të largohet Rama e të fitoj

2 Shtator 2020, 14:25 Nga DOSJA
Zgjedhjet parlamentare 2021/ Paloka zbulon DATËN që do të

TIRANË- Partia Demokratike rikthehet në tryezën e Këshillit Politik me një kërkesë të pandryshuar, që koalicionet të mos preken. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë sot se modeli i koalicionit është pjesë e ndryshimeve të kodit zgjedhor që u realizuan mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Ne marrëveshjen e 5 qershorit është mëse e qartë që koalicionet qëndrojnë në formën që janë edhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë në kodin zgjedhor preket atëherë është prishur marrëveshja e 5 qershorit, kjo është e qartë për ne dhe partneret qe kane dale garante për marrëveshjen e 5 qershorit”, deklaroi Paloka, gjatë një interviste për Vizion Plus. 


Më tej, ai ka thënë se në Këshillin Politik, PD do të diskutojë edhe për çështjen e listave te kandidatëve për deputet. “Kemi propozuar hapjen 100% të listave, megjithatë jemi të hapur të arrijmë një marrëveshje lidhur me këtë pikë ”, tha ai.

Përsa i përket konsultimeve që do të zhvillohen të premten tek zyra e Ilir Metës, PD do të propozojë 18 prillin si datën më të afërt të lejuar nga Kodi Zgjedhor.  “Propozim konkret ne kemi prej 4 vjetësh, një ditë e më parë të bëhen zgjedhjet në Shqipëri, një ditë e më parë të largohet kjo qeveri, një ditë e më parë të largohet Rama, është një ditë më shumë e fituar për shqiptarët”, nënvizoi nënkryetar demokrat!”,-tha ai.

Presidenti Ilir Meta ka ftuar zyrtarisht të premten të gjithë përfaqësuesët ose krerët e partive politike për t’u mbledhur në orën 11:00 për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare, 2021. Deri më tani, kryedemokrati Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa Rudina Hajdari ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve për propozimin e saj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike data e zgjedhjeve parlamentare 2021 edi paloka data e zgjedhjeve parlamentare 2021 edi paloka

Sondazh

Poll