Politike

Rama mbledh nesër kryebashkiakët në Elbasan, pas grupit parlamentar e kanë radhën ata që të marrin porositë

2 Shtator 2020, 14:10 Nga DOSJA
Rama mbledh nesër kryebashkiakët në Elbasan, pas grupit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryebashkiakët, dy ditë pas takimit që pati me grupin parlamentar. Dosja.al mëson se pasditen e të enjtes, Rama do të mbledhë në Elbasan kryetarët e Bashkive, dhe në fokus do të jenë pikërisht porositë që kryeministri ka për ta.

Biseda mes kryeministrit dhe kryebashkiakëve pritet që të zhvillohet pikërisht për të sigurar mandatin e tretë për Partinë Socialiste.

Një ditë më parë, Rama mblodhi grupin parlamentar në Elbasan, në “Fish City”, në një prej bizneseve më të kontestuara të zonës së Elbasanit. Pak kohë më parë banorët e fshatit Labinot dolën në protestë kundër pronarit Gjergj Luca. 

Kjo mbledhje prodhoi edhe disa lëvizje për drejtuesit e rinj në qarqe. Po ashtu u vendos që Asambleja e PS të mblidhet në datën 4 shtator. Kryeministri u tregua i ashpër duke ua bërë të qartë të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, se nuk e kanë vendin të garantuar. Nuk dihet nëse edhe nesër Rama do të tregohet njësoj i ashpër me kryebashkiakët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh kryebashkiaket edi rama rama mbledh kryebashkiaket

Sondazh

Poll