Politike

Igli Gjelishti e pranon: I kam dhënë 1 miliard lekë Bollinos, me kontratë e jo me valixhe…PD-ja doli tre herë për parë

2 Shtator 2020, 16:28 Nga DOSJA
Igli Gjelishti e pranon: I kam dhënë 1 miliard lekë Bollinos, me

TIRANË– Igli Gjelishti, shënjestra e Partisë Demokratike për ditët e fundit, ka reaguar sërish pas deklaratës së Endri Hasës, se pronari i Web & Development Communication, I ka kaluar 1 miliard lekë botuesit Carlo Bollino. Pasi tha se nuk është përzier asnjëherë me kriminelë dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj, Gjelishti, në një status në Facebook pranon se paratë ja ka kaluar vërtetë Bollinos.

Por, sipas, gjërat nuk janë bërë me valixhe, por me faturë të rregullt dhe me noteri. Më tej, Gjelishti shton se PD-ja i ka nxjerrë të gjitha materialet kundër tij një e nga një, për të parë se çfarë çmimi do t’u ofronte ai për të mbyllur gojën.

Reagimi i plotë

Per ta permbledhur per te gjithe ata qe s’kane nerva ta ndjekin: gjithe batareja e drejtuar kunder meje keto dite, ishte sepse une ne nje moment te caktuar (ne fakt ne shume momente dhe ne dy drejtimet, por me konkretisht ne nje rast) kam bere biznes Carlon, qe ata nuk e shohin dot me sy, por qe ndodh te jete nje nga klientet e mi te pare e me te medhenj deri sa filluan investimet publike ne fushen e IT-se; qe prej 10 vjetesh me ka lene mua ne dore t’i bej cdo zgjidhje informatike qe i eshte dashur ne mediat qe ka drejtuar brenda e jashte Shqiperise; qe me ka dhene ndihme shendeti ne nje moment kritik para 8 vitesh e qe atehere nga klient u shnderrua ne nje mik qe do i jem perhere mirenjohes. E keshtu meqe per njehere ne maredhenien tone, isha une ‘i madhi’ e ai ‘i vogli’, ne te drejten time te plote, pa shkelur asnje ligj, i kalova disa pune, me saktesisht, 1 nga ato 7.5 te famshmet qe paskam fituar. Si? Me kontrata e fatura sigurisht, jo me valixhe sic mund te jene mesuar disa. A jane leke te falura? Jo! Eshte pune e bere dhe e vleresuar sipas te gjitha normave! A kam bere here te tjera nenkontraktim? Sigurisht. Per me teper, une vete e kam filluar me nenkontraktim rritjen time. Kam shkelur ligj? Jo! Kam bere evazion? Jo! Do me kishin gjuajtur me veze po te kisha zgjedhur nje bashkepunetor tjeter? Dyshoj. (Flas per veze figurative, se e di qe ato te fresketat Endri i ruan vetem per kryeministrin). Pse i nxorren keshtu me copa, me tre dalje, e jo e gjitha menjehere? Mbase per te pare cfare cmimi do isha i gatshem te paguaja per t’u mbyllur gojen, por meqe e pane qe per cdo gje qe thoshin une u nxirrja 3 genjeshtra dhe nje pune te dyshimte, e s’kisha asgje per te fshehur, i shkarkuan te gjitha c’kishin. Per mua kjo histori mbaron ketu. Tani, bashke me mbarimin e veres, po i kthehem vrullit te punes, se kemi akoma gjera shume te bukura per te bere. Une do vazhdoj te garoj e te fitoj kur te mundem (ta dine qe sot kete, se mos mendojne se do stepem nga frika se do dalin prape neser po te fitoj ndonje gje te re), e perhere do bej me te miren, gjithmone brenda rregullave. Stresin e ketyre dy javeve ua kam falur. Balten qe me hodhen do e pastroj pak nga pak. Te tjerave t’i dalin zot vete!

Sot, një ditë pas replikës në distancë së vetë Gjelishtit me Endri Hasën e PD, ky i fundit doli sërish në deklaratë për mediat, dhe akuzoi se kompania e Gjelishtit ka marrë në dy vite 7.5 miliardë lekë, dhe këto para i ka transferuar tek kompania e botuesit Bollino. Përgjatë 7 muajve, kompania e Gjelishtit iu ka dhënë C-7- Kommunication Systems, afro 1 miliardë lekë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri hasa igli gjelishti endri hasa igli gjelishti

Sondazh

Poll