Politike

FATURA/ PD zbardh skemën, Hasa: Ja si e paguan Rama-Bollinon me paratë e shqiptarëve, përmes kompanisë së Gjelishtit i dha

2 Shtator 2020, 11:48 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike akuzon botuesin Carlo Bollino dhe pronarin e Ëeb & Development Communication, Igli Gjelishti se kanë përfituar para nga tenderat e qeverisë. Një ditë pas replikës në distancë së vetë Gjelishtit me Endri Hasën e PD, ky i fundit ka dalë sërish në deklaratë për mediat, ku akuzon se kompania e Gjelishtit ka marrë në dy vite 7.5 miliardë lekë, dhe këto para i ka transferuar tek kompania e botuesit Bollino. Përgjatë 7 muajve, kompania e Gjelishtit iu ka dhënë C-7- Kommunication Systems, afro 1 miliardë lekë. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera. Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet. Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve. Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke. Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino. Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?! Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare. Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë. Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës. Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes. SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin. Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.

EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TREGTAR PËR “C7” (KLIKO KËTU)

EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TREGTAR PËR “FFM GROUP” (KLIKO KËTU)

EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TREGTAR PËR “Image&Com” (KLIKO KËTU)

EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TREGTAR PËR “Media Content” (KLIKO KËTU)

EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TREGTAR PËR “MTSC” (KLIKO KËTU)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike carlo bollino edi rama endri hasa igli gjelishti carlo bollino edi rama endri hasa igli gjelishti

Sondazh

Poll