Sport

11 Prill 2019, 13:30 Nga DOSJA

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyruar Uellsianin që të mos japë më të mirën në tij në Santiago Bernabeu.

Sipas AS, një takim u mbajt mes klubit madrilen dhe agjentëve të Bale të hënën e kaluar në lidhje me të ardhmen e tij.

Menacheri i klubit, Jose Angel Sanchez u takua me agjentit Jonathan Barnett dhe Luis Alonso dhe u bë e qartë se klubi do një shitje.

Diskutimi ishte i qetë dhe menaxheri i Realit siguroi agjentët e Bale se do të gjejnë një klub të përshtatshëm për uellsianin.

Sipas raporteve besohet se madrilenët do të kërkojnë një shifër prej 150 milionë për ish lojtarin e Tottenham, por do të jetqë një çmim i diskutueshëm.

2 klube kanë dalur si pretendentë për të siguruar shërbimet e 20 vjeçarit këtë verë.

Manchester United, të cilët mund të përdorin Paul Pogba në marrëveshje, janë një klub i interesuar për një kohë të gjatë, ndërkohë që edhe kampionët e gjermanisë Bayern Munich kanë shprehur interesin e tyre.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern munich gareth bale la liga machester united real madrid bayern munich gareth bale la liga machester united real madrid

Sondazh

Poll