Aktualitet

Ekzekutimi i kryekomisarit Artan Cuku/ Drejtësia shqiptare drejt kërkesës së dytë për ekstradimin e Bledar Jambellit (SHKR

2 Shtator 2020, 09:01 Nga DOSJA

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë për ekzekutimin e kryekomisarit Artan Cuku, ngjarje kjo e ndodhur më 7 prill të 2017. Gazetarja Klodiana Lala për Ballkan Web  tregoi se drejtësia shqiptare është duke përgatitur kërkesën dytë për ekstradimin e urdhëruesit Bledar Jambelli dhe të personit tjetër të përfshirë në ngjarje, Kristaq Leci. Gazetarja sqaroi më tej se ministrja Elita Gjonaj i ka nisur një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme për argumente shtesë për këtë çështje. Më pas, drejtësia shqiptare do t’i kërkojë sërish Greqisë ekstradimin e Jambellit dhe Lecit.

“Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme dhe konkretisht drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Gjonaj i kërkon kësaj drejtorie që të informohet mbi fazën aktuale të gjykimit të çështjes jo vetëm për Bledar Jambellin por edhe për shtetasin tjetër Kristaq Leci, gjithashtu i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, për të parë nëse ndaj tyre është regjistruar ndonjë procedim penal me qëllim për të paraqitur një kërkesë të re për ekstradimin e këtyre dy personave. Ligjërisht nëse ka argumente shtesë, Ministria e Drejtësisë, pra drejtësia shqiptare mund t’iu drejtohet autoriteteve greke dhe të kërkojë ekstradimin e këtyre dy shtetasve, Bledar Jambellit që ka urdhëruar ekzekutimin e komisar Cukut dhe Kristaq Lecit që dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.”, u shpreh gazetarja.

Kjo është kërkesa e dytë që drejtësia shqiptare bën ndaj shtetit greke për ekstradimin e dy të sipërpërmendurve. Më 31 tetor të 2019 Greqia refuzoi urdhrin e ekstradimit të Bledar Jambellit. 

Si ndodhi vrasja e Artan Cukut-

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli.

Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit. Ishte Leci ai që i dha pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin. Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Të dy u arrestuan nga autoritet greke, por Leci u lirua pak muaj më vonë.

Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”. Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku vrasja e kryekomisarit artan cuku artan cuku vrasja e kryekomisarit artan cuku

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 07:45

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen. Ngjarja ka ndodhur n...