Aktualitet

Ambasadori ukrainas bëhet rezident në Tiranë, Meta: Shqipëria mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësi

2 Shtator 2020, 07:47 Nga DOSJA

TIRANE– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar ambasadorin Volodymyr Shkurov pasi ky i fundit është bërë diplomat ukrainas rezident në Shqipëri. Kreu i Shtetit theksoi se “kjo përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”.

Gjatë takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në ambientet e Presidencës, Meta siguroi Ambasadorin për pozicionin e palëkundur që ka Shqipëria në mbrojtjen e integritetit territorial sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Më tej ai falenderoi autoritetet ukrainase për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtare shqiptar në rajonin e Odesës.

Meta vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar duke përcjellur më pas përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadori i ukraines ilir meta moment historik ambasadori i ukraines ilir meta moment historik

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 07:45

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen. Ngjarja ka ndodhur n...