Aktualitet

Qëlloi dhelprën me çifte por e pësoi vetë! Të moshuarin nga Kruja e çojnë me plagë arme zjarri në spital, policia jep

2 Shtator 2020, 07:02 Nga DOSJA
Qëlloi dhelprën me çifte por e pësoi vetë! Të

KRUJË– Një i moshuar, 78-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. 78-vjeçari i identifikuar si Fatmir Vogli, duke qëlluar me çifte në një dhelpër, duket se plumbat janë rikthyer dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital mëngjesin e sotëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ka nisur puna nga Policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë/ Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje plagoset i moshuari ne kruje kruje plagoset i moshuari ne kruje

Sondazh

Poll