Aktualitet

Morët gjobë se tejkaluat qëndrimin jashtë vendit gjatë pandemisë? Miratohet vendimi për rimbursimin, ja DOKUMENTET që iu

2 Shtator 2020, 07:54 Nga DOSJA
Morët gjobë se tejkaluat qëndrimin jashtë vendit gjatë

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se është miratuar rimbursimi i të gjitha gjobave të vendosura për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në vendet e Shengenit, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020. Kohë kur vendi ynë ishtë në karantinë për shkak të koronavirusit. 

Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme ka publikuar edhe listën me të gjithë dokumentet që duhet të dorëzojnë të gjithë individët që duan të rimbursohen, të cilat mund t’i dorëzojnë pranë Tatimeve ose t’ dërgojnë nëpërmjet shërbimit postar.

Dokumentet që duhen pasur në dispozicion janë: mandati i arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, i përkthyer dhe noterizuar, formulari i vendosjes së gjobës nga policia kufitare; vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit); fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti); të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN); numër kontakti personal ose adresë email.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rikujtojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë: mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar, formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare; vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit); fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti); të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN); numër kontakti personal ose adresë email.

Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020.

Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00), si dhe mund të dërgoni email në adresën [email protected]

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e përgjithshme e tatimeve gjobat gjate pandemise drejtoria e përgjithshme e tatimeve gjobat gjate pandemise

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 07:45

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen. Ngjarja ka ndodhur n...