Aktualitet

Prangosen “Shëtitësit e mesnatës”/ 12 vjedhje brenda 2 muajve në Tiranë, Policia arreston grabitësit. DETAJE nga opera

2 Shtator 2020, 08:59 Nga DOSJA
Prangosen “Shëtitësit e mesnatës”/ 12 vjedhje brenda

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, pasi akuzohen se kanë gjatë javëve të fundit kanë kryer 12 vjedhje në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar A. M., 23 vjeç, K. S., 17 vjeç A. C, 17 vjeç dhe O. I., 15 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor “Shëtitësit e mesnatës”, për zbardhjen e vjedhjeve me thyerje të ndodhura më parë.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 12 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të lokaleve, këmbimit valutor dhe bizneseve të ndryshme.

Vjedhjet të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës.

Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, dy prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar me prova ligjore të pakontestueshme, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 arrestuan në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shëtitësit e mesnatës”, shtetasit A. M., 23 vjeç, K. S., 17 vjeç (të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), A. C, 17 vjeç dhe O. I., 15 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhin në një lokal.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, konkretisht:

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit F. M., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Vjedhja e një shume parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit M. H., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në rrugën “Panajot Pano”.

Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Tentativa për vjedhje në një market në pronësi të shtetasit G. B., ngjarje e ndodhur më datë 25.08.2020, në rrugën “Leonard Frroku”.

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit Sh. Zh., ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2020, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Tentativa për vjedhje me thyerje të një agjencie udhëtimesh në pronësi të shtetases E. K., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 12 vjedhje në tiranë arrestohet 4 persona në tiranë 12 vjedhje në tiranë arrestohet 4 persona në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 07:45

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen. Ngjarja ka ndodhur n...