Aktualitet

Nxirrnin inerte nga lumi Seman dhe Shkumbin! IKMT nis aksionet në Lushnje dhe Kuçovë, gjobit 2 biznese me 2 mln lekë, proced

2 Shtator 2020, 08:05 Nga DOSJA
Nxirrnin inerte nga lumi Seman dhe Shkumbin! IKMT nis aksionet në Lushnje

SHQIPERI– Prej muajsh vijon aksioni i IKMT për të parandaluar, evidentuar dhe goditur personat që kryejnë krime mjedisore.

Ditën e sotme IKMT ka ka nisur aksionet në Lushnjë dhe Kuçovë. Si pasojë janeë gjobitur dy biznese në Lushnjë me nga 2 milionë lekë. Këto subjekte nxirrnin inerte pa leje në lumin Seman dhe Shkumbin.

Më pas IKMT në bashkëpunim me komisariatin e policisë Kuçovë ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasin A.H, 45 vjeç pasi dyshohet se ka kryer veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditje e atyre personave që kryejnë krime mjedisore.

Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me IKMT proceduan në gjendje të lirë shtetasin A.H, 45 vjeç, banues në lagjen 1 Maji, Kuçovë i cili dyshohet se kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman, në fahatin Salcë, Kozare.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i ikmt inerte kucove lushnje aksioni i ikmt inerte kucove lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 07:45

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen. Ngjarja ka ndodhur n...