Aktualitet

Dyshohet se janë mbjellë 350 parcela kanabisi, POLICIA nga Durrësi dhe Tirana ‘mësyn’ në Krujë, ende s’po gjejnë gj

2 Shtator 2020, 07:18 Nga DOSJA
Dyshohet se janë mbjellë 350 parcela kanabisi, POLICIA nga

KRUJË– Vijon operacioni për sekuestrimin e kanabisit në Krujë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se efektivë policie të Durrësit dhe Tiranës kanë “zbarkuar” në zonat e malësisë së Krujës, ku dyshohet se janë mbjellë 350 parcela me kanabis. 

Policia është duke skanuar zonën ndërsa mësohet se parcela më e vogël ka 15 bimë narkotike, ndërsa sipërfaqet e tjera të mbjella dyshohen që arrijnë deri në 15 hektarë. Deri më tani nga Policia e Shtetit nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin, i cili është në zhvillim prej disa ditësh. 

Megjithatë edhe pse operacioni ka disa ditë që ka nisur, ende nuk janë gjetur qindra parcelat që po kërkon Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje megaoperacion antikanabis ne kruje kruje megaoperacion antikanabis ne kruje

Sondazh

Poll