Abuzoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuar, arrestohet 54-vjeçari nga Tepelena
2 Shtator 2020, 06:49Nga DOSJA
TEPELENË– Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një shtetase me aftësi të kufizuara. Në njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se 54-vjeçari me iniciale B.K., është prangosur pas një viti në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat bënë të mundur kapjen e shtetasit B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhërin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale ”Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me perosna të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.
Materialet në ngarkim të shtetasit B. K. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Një prift italian i cili sapo është kthyer nga Shqipëria është në gjendje të rëndë për jetën për shkak të koronavirusit.Prifti 54 vjeçar me origjin...
TIRANË- Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu në asnjë pjesë të Shqipërisë. Meteoalb parashikon se sot do të ketë një mot me kthjellime, ndërsa temperat...
TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare epidemiologu Memo Boci. Lajmin për vdekjen tij e ka dhënë Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino....
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë takimin sot në Vlorë mes Edi Ramës, L...
TIRANË– Ambasada Greke në Tiranë ka njoftuar sot se ka pezulluar procesin e dhënies së vizave për të gjithë qytetarët.Në një njoftim në mediat mësohe...
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi të punime në Aeroportin e Kukësit më 8 maj, njoftoi se gara ndërko...
KORÇË– Dy të rinj janë konfliktuar me mjete të forta me njëri tjetrin mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik në bashkinë e Maliqit....
TIRANË- Në një intervistë për Ora News, doktor Artan Simaku u shpreh se trendi i dy javëve të fundit ka pasur një tren të lartë të qëndrueshëm të infektime...
KSAMIL– Disa shqiptarë, të armatosur e të maskuar kanë djegur flamurin grek në Ksamil. Ngjarja është raportuar mbrëmjen e sotme, përmes rrjeteve sociale, ku vet...