Aktualitet

Rinisja e shkollës, Shahini: Mbajtja e maskës është me detyrim

1 Shtator 2020, 08:33 Nga DOSJA
Rinisja e shkollës, Shahini: Mbajtja e maskës është me

TIRANE- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se mbajtja e maskës është e detyrueshme për të gjithë nxënësit në shkollat e vendit.

Në një postim të bërë para pak minutash në Facebook, Shahini shkruan se maska në shkolla është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Ministrja e shoqëron shkrimin me një video që tregon nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë duke përdorur maskën në ambientet e brendshme të shkollës.

Njoftimi në Facebook:

Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje.

Ditën e djeshme rinisi viti shkollor për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi që ta ndjekin online gjatë periudhës së izolimit prej pandemisë së koronavirusit. Mësimi ka nisur pjesërish në disa shkolla në vend për thuajse 13 mijë nxënës në kushte “sterile” për të shmangur çdo mundësi infektimi nga pandemia.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini maska ne shkolla mesazhi per fillimin e shkolles besa shahini maska ne shkolla mesazhi per fillimin e shkolles

Sondazh

Poll