Politike

Jorida Tabaku publikon videon: Rama gënjeu, shkollat e dëmtuara nga tërmeti janë ende të rrënuara

30 Gusht 2020, 17:43 Nga DOSJA
Jorida Tabaku publikon videon: Rama gënjeu, shkollat e dëmtuara nga

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj premtimet e bëra për shkollat e reja.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se viti shkollor po nis, ndërsa shkollat janë ende të rrënuara nga tërmeti, duke i publikuar Ramës dhe Ahmetajt premtimet me zë e figurë. 

POSTIMI I PLOTË:

“Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin,“-shkruan Tabaku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku pd jorida tabaku pd

Sondazh

Poll