Sport

FOTO/ Shorti i Champions-it, Uzuni “derbi” me Kastratin, Paok ku aktivizohet Mihaj “peshkon” gjigandët portugez

31 Gusht 2020, 11:01 Nga DOSJA
FOTO/ Shorti i Champions-it, Uzuni “derbi” me Kastratin, Paok ku

NYON-Ditën e sotme është hedhur shorti për turin e tretë të Ligës së Kampionëve. Në këtë pikë të kompeticionit goglat kanë vendosur përballë njëri-tjetrit dy shqiptarë. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit do të presë në shtëpi Dinamo Zagrebin ku aktivizohet shqiptari tjetër, Lirim Kastrati.

Dy futbollistët kanë qenë shokë skuadre në sezonin e kaluar teksa bënin pjesë te Lokomotiva e Zagrebit, por tashmë duhet të sfidohen për të vazhduar ëndrrën në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, një short i vështirë për PAOK-un ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares, Enea Mihaj.

22-vjeçari do të përballet me Benfikën, ndërsa do t’i presë portugezët në Greqi. Ndërkohë, Dinamo Brest ku aktivizohet Elis Bakaj i cili është në proçes rikuperimi pas dëmtimit në gju, do të luajë në transfertën izraelite përballë vendasve të Makabi Tel-Haviv.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league uzuni champions league uzuni

Sondazh

Poll