Sport

CAS mban “peng” merkaton e Partizanit, futbollistët e piketuar firmosin me skuadra të tjera,ende nuk ka një datë për ç

31 Gusht 2020, 10:16 Nga DOSJA
CAS mban “peng” merkaton e Partizanit, futbollistët e piketuar

TIRANË-Partizani vazhdon përgatitjet në Ohër për sezonin e ri, ndërsa pret përgjigjen nga Lozana për të vendosur se çfarë do të bëhet me merkaton e klubit. Skuadra do të qëndrojë deri në datën 5 Shtator për t’u rikthyer më pas sërish në Shqipëri. Aktualisht Partizani po kryen dy seanca në ditë në mënyrë që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur.Trajneri i Partizanit është me sytë nga CAS dhe po pret dritën jeshile nga për t’u liruar nga merkatoja.

Klubi i kuq është dënuar nga FIFA me bllokim të merkatos për dy vite, plus 80 mijë euro gjobë për çështjen ‘Çinari’. Deri më tani CAS nuk ka lajmëruar ende klubin për një datë gjyqi, kjo ka bërë që ekipi i drejtuar nga Ilir Daja të humbasë objektivat në merkato, e cila përfundon me datë 20 shtator. Koha e paktë e mbetur në dispozicion ka detyruar futbollistët të nënshkruajnë me klube të tjera.

Sabien Lilaj prej kohësh u përfol për një kalim te Partizani, por mesfushori nuk priti dhe firmosi me Prishtinën, ndërkohë mbrojtësi i majtë Gledi Mici, është shumë afër një skuadre në Kosovë, siç ai vetë ka bërë me dije. Edhe mbrojtësi Eni Imami, i afruar më herët, e ka të pamundur të firmosë në këto kushte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas cinari partizani cas cinari partizani

Sondazh

Poll