Sport

Goglat dhe fati kualifikojnë Tiranën,kampionët e Shqipërisë kalojnë automatikisht në Play-Off të Europa League

31 Gusht 2020, 13:37 Nga DOSJA
Goglat dhe fati kualifikojnë Tiranën,kampionët e

TIRANË– Shorti i buzëqesh Tiranës që tani nuk do të luajë për raundin e tretë të Europa League,por automatikisht do të luajë fatet e saj në Play-Off. Teksa u hodh shorti në Nion të Zvicrës u përcaktuan edhe me fat dy ekipet që do të shkonin menjëherë në Play-Off, pa pasur pengesa në turin e tretë të Europa League.

Dhe kush ishte ekipi i parë që u kap? Tirana! Më pas do t’i bashkohet edhe Ludogorets që mbërrijnë menjëherë në “Play-Off”.

Fati nuk e donte në turin e dytë të “Champions League” atje ku Tirana humbi padrejtësisht ndaj Crevena Zvezdës, megjithëse luajti më mirë sesa kundërshtari. Por gjithçka i është rikthyer në “Europa League”, duke sjellë edhe festë në kampin e bardhebluve.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league tirana europa league tirana

Sondazh

Poll