Sport

Bernard Challandes vazhdon projektin me Kosovën, trajneri rinovon deri në vitin 2022

31 Gusht 2020, 09:56 Nga DOSJA
Bernard Challandes vazhdon projektin me Kosovën, trajneri rinovon deri

KOSOVË-Bernard Challandes do të vazhdojë të jetë trajneri i Kosovës. Tekniku zvicerian ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2022. Marrëveshja e re u arrit pas një takimi që presidenti i Federatës Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu zhvilluan me teknikun ku palët ranë dakord që të vazhdonin rrugëtimin e tyre edhe për dy vjet të tjera.

Marrëveshja erdhi si rezultat i punës së mirë që trajneri ka bërë në krye të pankinës,ndërsa Challandes është i kënaqur me kushtet dhe gjithçka që i ka ofruar Federata. Tani vëmendja është tek dy ndeshjet e rradhës kundër Moldavisë dhe Greqisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernard challandes kosova bernard challandes kosova

Sondazh

Poll