Politike

PS ‘ndez’ motorët për shtatorin, mbarojnë pushimet për socialistët, takohen në Elbasan. Ja ku është fokusi

30 Gusht 2020, 16:45 Nga DOSJA
PS ‘ndez’ motorët për shtatorin, mbarojnë pushimet

TIRANË- Mbarojnë pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Më 1 shtator, socialistët do të mblidhen në Elbasan, në orën 16:00 për të marrë porositë për nisjen e fushatës elektorale.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus të takimit do të jetë gjithashtu edhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Socialistëve përgjatë shtatorit, ku edhe do të zgjidhet kryesia e re e partisë.

Në takim do të diskutohet edhe marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale dhe do të merren direktivat e reja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që nuk do të lihet pas krahëve edhe debatet që do të pritet të ndodhin gjatë sesionit parlamentar, që pritet të fillojë në shtator.

Takimi i socialistëve do të zhvillohet në “Fish City”, në një prej bizneseve më të kontestuara të zonës së Elbasanit. Pak kohë më parë banorët e fshatit Labinot dolën në protestë kundër pronarit Gjergj Luca, të cilit i drejtuan disa kërkesa. Megjithatë pavarësisht trazirave, ky është një prej vendeve më të preferuara të socialistëve për t’u takuar në qarkun e Elbasanit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet kryesia e ps ne elbasan socialistet takohen me 1 shtator mblidhet kryesia e ps ne elbasan socialistet takohen me 1 shtator

Sondazh

Poll