Aktualitet

Studimi i Oksfordi-it: Kosova në krye të listës të 180 vendeve Europiane për masat kundër COVID-19, ja ku radhitet Shqipë

31 Gusht 2020, 15:34 Nga DOSJA
Studimi i Oksfordi-it: Kosova në krye të listës të 180

Një ekip hulumtues nga Universiteti i Oksfordit ka studiuar politikat e miratuara nga qeveritë e mbi 180 vendeve për të adresuar pandeminë e shkaktuar nga infeksioni i Covid-19. Ekipi nga Shkolla e Blavatnik,  zhvilluan një një indeks përgjigjeje ndaj Covid-19, bazuar në 17 tregues. Bazuar në 17 treguesit ata i ndanë gjetjet e tyre në katër indekse: reagimi i përgjithshëm i qeverisë, mbështetja ekonomike, përmbajtja, shëndeti dhe rreptësia.

Sipas tyre kjo e fundit vlerëson në mënyrë specifike ashpërsinë e masave të ndërmara nga qeveritë dhe synon të nxisë diskutimin se cilat janë masat më të përshtatshme kundër epidemisë. Pas studimit ka rezultuar se  Kosova (rezultati prej 69.44 nga 100) është në krye të listës së masave europiane, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë dy vendet me rezultatin më të keq, 8.33 nga 100.  Shqipëria me rezultatin 53.7 nga 100 pikë maksimalja, renditet para Italisë, Francës, Zvicrës, Holandës, Austrisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë dhe tejkalohet nga Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Ukraina, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Greqia dhe Moldavia.

Nga vendet e Bashkimin Europian, Portugalia kryeson me rezultatin e përgjithshëm prej 66.2 /100, ndërsa Estonia dhe Lituania janë në vendin e fundit (19,44 / 100).

Si llogaritet indeksi?

Dr Anna Petherick, bashkëautore e studimit tha se “Për të matur ashpërsinë e masave u morën në konsideratë 9 zëra si mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, kufizimet dhe masat në transporti publik, fushatat informuese apo dhe kufizimet e udhëtimit”, dhe se “Rreth 290 bashkëpunëtorë kanë përditësuar informacionet nga qeveritë apo media dhe i kanë shndërrojnë ato në parametra të koduar që ‘ushqejnë’ indeksin”.

Qëllimi i hulumtimit, thonë autorët, – nuk është matja e efektivitetit të politikave të kontrollit – pasi situatat mund të ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin dhe numri i rasteve të regjistruara varet nga sasia e testimeve të kryera – por “për të dhënë një kontribut për pandeminë”.

Sa më të rrepta të jenë masat, aq më mirë

Studiuesit e Oksfordit, u deklaruan në lidhje me hulumtimin se kombinimi i masave vazhdon të jetë i nevojshëm pasi vetëm në këtë mënyrë do kemi përfitimet më të mëdha shëndetësore. Sipas tyre, të dhënat  tregojnë se numri i ulët i vdekjeve të lidhura me Covid është i ndërlidhur me ashpërsinë e masave qeveritare dhe shpejtësinë e zbatimit të tyre.

Marrë nga:.euronews.

Përshtati në shqip: A.K.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kroonavriusi ne bote kroonavriusi ne bote

Sondazh

Poll