Rritet numri i të shtruarve/ 4 viktima dhe 133 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqi
31 Gusht 2020, 14:15Nga DOSJA
SHQIPËRI– 284 viktima, 4015 të infektuar aktivë dhe 5214 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë përditësimit të të dhënave, informoi se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë katër pacientë, që nuk i kanë mbijetuar dot këtij virusi. Një 56-vjeçar nga Tirana, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 77-vjeçar nga Durrësi dhe një 87-vjeçar nga Fieri kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 284, në total.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërkohë 75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
SHKODËR -Policia ka dhënë detaje në lidhje me drogën e sekuestruar në pikë kufitare të Muriqanit. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 60-vjeçar it...
Qetësi para stuhisë, për të njoftuar atë që do të vinte. Më shumë se qytetarët, gjatë muajve të izolimit, krimi u fut në karantinë. Dy muaj të paqtë ishin marsi...
TIRANË- Pas 5 muajsh pandemi, ka nisur prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për të gjitha linjat e transportit në Tiranë. Vendimi është marrë gjatë orëve të ...
TIRANË -Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-rektorit të Universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi, për shfuqizimin e dekretit të presidentit Ili...
KRUJË- Një zjarr masiv ka shpërthyer ditën e sotme në Krujë. Zjarri ka rënë në një ullishte, ku deri më tani janë djegur 5 dynym.Flakët të favorizuara edhe...
Urat në gjithë akset kombëtare të Shqipërisë në 7 vitet e ardhshme pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për rritjen e sigurisë. Para ndërhyrjeve për rikonstruksio...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur si “Rrethi i Golemit”, ku ndërroi jetë një gruan dhe u plagos vajza e saj bashkë...
“Përse e pagove ujin dhe dritat?”, pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhunën e bashkëshortit, i cili e ka goditur derisa ajo është shtri...