Aktualitet

Iu ankua Xhaferrajt se shteti e ka lënë pa ndihma, Bashkia e Durrësit reagon për rastin e Dilë Përgegës: I ka filluar pun

31 Gusht 2020, 15:10 Nga DOSJA
Iu ankua Xhaferrajt se shteti e ka lënë pa ndihma, Bashkia e

DURRËS -Bashkia e Durrësit ka reaguar në lidhje me rastin e Vera Përgegaj, qytetares nga Durrësit, e cila iu ankua kreut të Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, për indiferencë të autoriteteve lokale ndaj saj. Në një deklaratë për mediat, bashkia sqaron, se emri i zonjës në fjalë është Dilë dhe jo Vera, siç u tha në fillim.

Në reagim thuhet, se zonjës në fjalë i është dërguar një kontenier për të jetuar derisa të riparojnë shtëpinë, ndërsa shpeshherë i janë dërguar edhe ndihma ushqimore. Bashkia vijon reagimin duke sqaruar se familja e Përgegaj është një nga të përzgjedhurat, e cila ka marrë ndihmë edhe nga nënkryetari i Bashkisë së Calvos në Itali, Andrea Giroldo.

Përsa i përket banesës së zonjës të dëmtuar nga tërmeti, bashkia shpjegon, se inxhinierët e kanë konstatuar me shkallë dëmtimi DS3 dhe ajo ka marrë 500 mijë lekë të reja nga granti i rindërtimit. Sipas tyre, fondi 500 mijë lekë është i mjaftueshëm për riparimin e banesës së Përgegajt, ndërsa shton se kjo e fundit ka filluar punimet pa njoftuar autoritetet përkatëse, duke shkelur ligjin.

Reagimi i plotë

Bashkia e Durrësit kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me rastin e znj. Vera Përgega në Porto Romano e cila në bashkëbisedim me kreun e PD-së Xhaferraj ankohet për indiferencën e Bashkisë së Durrësit ndaj saj. Fillimisht duhet të sqarojmë opinionin se personi me të cilin ka biseduar kreu i PD-së Xhaferraj nuk quhet Vera Përgega por emri i zonjës në fjalë është Dilë Përgegaj siç figuron në kartën e saj të identitetit dhe në gjendjen civile. Duket sa i shqetësuar është Xhaferraj për këtë zonjë të cilës nuk i di as emrin. Lidhur me indifirencën e bashkisë ndaj saj, e vërteta është krejt ndryshe. Znj.Përgegaj është asistuar disa herë nga Bashkia e Durrësit, kryetarja e njësisë administrative përkatëse dhe punonjësit e kësaj njësie. Znj.Përgegaj i është dërguar një konteiner i posaçëm banimi krejtësisht i kompletuar ku ajo dhe familja e saj qëndrojnë derisa të riparojnë shtëpinë. Shumë herë kjo zonjë ka përfituar ndihma të shumta ushqimore nga Bashkia e Durrësit.

Po kështu znj.Përgegaj ka përfituar ndihmë financiare edhe nga komuna e Moncalvos në Itali. Nënkryetari i Bashkisë së Moncalvos në Itali, Andrea Giroldo, me anë të një emaili zyrtar të datës 4 shkurt 2020 njofton bashkinë e Durrësit se komuna e tij ka mbledhur disa fonde për ti shpërndarë në tre familje në nevojë që jetojnë jashtë shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Pala italiane kërkon nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri që të gjejë tre familje në nevojë si dhe të shoqërojë nënkryetarin e Bashkisë së Moncalvos në Itali, Andrea Giroldo, në këto familje për tu dhënë ndihmat. Nga ana e bashkisë së Durrësit u evidentuan tre familje në nevojë që ishin Dilë Përgegaj, Violanda Gjergji dhe Zef Bala. Ka qenë vetë nënkryetari i bashkisë së Moncalvos, Andrea Giroldo i cili në datën 8 shkurt ka mbërritur në Durrës dhe fillimisht është pritur në takim nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri i cili e ka falenderuar homologun italian për ndihmën. Më pas nënkryetari Tahiri dhe homologu i tij italian kanë shkuar në tre familjet e evidentuara ku nënkryetari i bashkisë Moncalvo i ka dorëzuar nga 1100 euro secilës prej këtyre tre familjeve dhe në foto duket qartë znj.Përgega që merr këtë ndihmë nga z.Giroldo.

Po kështu grupi i inxhinierëve në terren e ka përcaktuar dëmtimin e kësaj shtëpie DS3 dhe znj. Përgegaj ka aplikuar dhe ka përfituar 500.000 lekë të reja nga granti i rikonstruksionit. Pra znj.Përgegaj ka qenë gjithmonë në vëmendjen kryesore të Bashkisë së Durrësit si një familje në nevojë që ka përfituar ndihma ushqimore e financiare madje i është dhënë edhe konteineri i banimit me të gjitha kushtet për të jetuar derisa të rikonstruktohet shtëpia e saj. Por problemi qëndron se znj.Përgegaj i ka filluar punimet e rikonstruksionit pa njoftuar as në njësinë administrative përkatëse dhe as në Bashki që do të kryejë punime si dhe nuk ka aplikuar për të marrë lejen përkatëse ndërkohë që përkrahet në paligjshmërinë e saj edhe nga vetë kreu i opozitës në Durrës.

Nëse do të ishin zbatuar të gjithë hapat ligjorë atëherë do të vërtetohej që granti i rikonstruksionit që znj. Përgegaj ka përfituar do të ishte plotësisht i mjaftueshëm për riparimin e shtëpisë së saj. Ftojmë të gjithë të interesuarit të drejtohen në Bashki për të verifikuar me transparencë të plotë të gjithë dokumentacionin përkatës.

Kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, vizitoi ditën e sotme banesën e zonjës Dilë Përgega në Portoromano të Durrësit. Zonja iu ankua Xhaferrajt, se 5 milion lekët e marra nga granti i rindërtimit nuk i mjaftojnë për riparimin e shtëpisë. Më tej ajo i tha Xhaferrajt, se kishte trokitur për ndihmë në zyrat e shtetit, por ishte përballur me indiferentizëm.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa e demtuar ne durres bashkia durres vera pergega banesa e demtuar ne durres bashkia durres vera pergega

Sondazh

Poll