Aktualitet

LAJMI I MIRË! Pas 5 muajsh pandemi, rinis prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për urbanët

31 Gusht 2020, 12:04 Nga DOSJA
LAJMI I MIRË! Pas 5 muajsh pandemi, rinis prodhimi dhe shpërndarja e

TIRANË- Pas 5 muajsh pandemi, ka nisur prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për të gjitha linjat e transportit në Tiranë. Vendimi është marrë gjatë orëve të fundit nga Bashkia e Tiranës.

Mësohet se në treg kanë dalë 62 mijë abone.  Po ashtu bëhet me dije, se kërkesat për abone janë të njëjta si përpara pandemisë.

Transporti urban filloi në muajin qershor, por u vendos që nuk do të kishte abone për muajt e sezonit veror. Ky vendim u bazua në kërkesën e operatorëve, të cilët u shprehën se nëse do të shpërndaheshin abone, humbjet e tyre do të ishin shumë të mëdha, duke qenë se autobusët përdoreshin shumë pak nga qytetarët.

Mirëpo me përfundimin e verës dhe fillimin e shtatorit kërkesat e qytetarëve u shtuan, duke detyruar operatorët të rinisin shpërndarjen e aboneve.

(k.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis prodhimi dhe shperndarja e aboneve nis prodhimi dhe shperndarja e aboneve

Sondazh

Poll