Aktualitet

Kërkoi shfuqizimin e dekretit të Metës, bie poshtë kërkesa e ish-rektorit të Universitetit të Shkodrës

31 Gusht 2020, 12:03 Nga DOSJA
Kërkoi shfuqizimin e dekretit të Metës, bie poshtë

TIRANË -Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-rektorit të Universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi, për shfuqizimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, për emërimin e Suzana Golemit.  Ish-rektori Bekteshi, i cili humbi garën përballë Golemit, kontestoi procesin e votimit.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta, dekretoi pak ditë më parë 12 fituesit për zgjedhjet për rektorë në universitete. Në mesin e të dekretuarve ishte edhe Suzana Golemi, fituese e zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës.

Zgjidhja juaj erdhi përmes një procesi jo të lehtë veçanërisht prej situatës së pazakontë të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’iu përshtatur masave të cilat shpesh u kontestuan prandaj sfidat para jush janë të vështira por jo të pamundura. Mbani sa më larg politikës dhe ndikimit të saj autonominë e universiteteve”, u shpreh pak ditë më parë presidenti.

Ish-rektori i Universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi kërkoi shfuqizimin e dekretit të Metës për emërimin e Golemit. Bekteshi kërkoi ripërsëritjen e zgjedhjeve, duke kontestuar rezultatin final.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adem bekteshi gjykata administrative suzana golemi zgjedhjet ne universitete adem bekteshi gjykata administrative suzana golemi zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll