Aktualitet

Rezulton i infektuar kirurgu në Elbasan, pacientët në ankth, mjeku mund t’i ketë vizituar edhe të ketë kryer ndërhyrje

31 Gusht 2020, 15:23 Nga DOSJA
Rezulton i infektuar kirurgu në Elbasan, pacientët në ankth,

ELBASAN– Mjeku kirurg në spitalin e Elbasanit rezulton i infektuar me Covid-19. Dosja.al mëson se mes 10 personave që kanë rezultuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit, është edhe kirurgu në fjalë.

Bashkë me të rezulton e infektuar edhe punonjësja e Drejtorisë së qendrës Spitalore në Elbasan. Pas këtyre dy rasteve të raportuara në spitalin e Elbasanit, një pjesë e mirë e stafit është karantinuar dhe pritet që t’u nënshtrohen testit të Covid-19.

Por, rreziku për përhapjen e koronavirusit shtohet kur mjeku kirurg ka kryer ndërhyrje kirurgjikale të shumta në këtë spital dhe ka zhvilluar edhe vizita mjekësore të shumta edhe gjatë ditëve të fundit. Ditë në të cilat, ekziston mundësia që ai të ketë qenë i infektuar. Kjo i ka future në ankth pacientët edhe pse vizitat dhe operacionet kryhen me mjetet mbrojtëse.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri u shënuan edhe katër viktima të tjera dhe 133 të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne shqiperi elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll