Aktualitet

‘100 euro për të shkuar në Europë’/ Transportonte 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27 vjeçari në Korçë

31 Gusht 2020, 14:23 Nga DOSJA
‘100 euro për të shkuar në Europë’/

KORÇË– Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka transportuar 28 emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, personi me incialet D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë është kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 28 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, atyre u është premtuar kalimi drejt vende të Bashkimit Europan, në këmbin të shumës prej 100 euro. 

Njoftimi i policisë Korçë. Vijon operacioni i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Transportonte 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i mësipërm, u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 28 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari ne korce korce arrestohet 27 vjecari ne korce korce

Sondazh

Poll