Aktualitet

Droga në Muriqan, policia jep detaje: Italiani kishte fshehur 53 kg marijuanë në formë çokollate brenda bombolave të gazit

31 Gusht 2020, 13:51 Nga DOSJA
Droga në Muriqan, policia jep detaje: Italiani kishte fshehur 53 kg

SHKODËR -Policia ka dhënë detaje në lidhje me drogën e sekuestruar në pikë kufitare të Muriqanit. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 60-vjeçar italian me iniciale C.T.

Në makinë tip “Fiat” që drejtohej nga italiani, policia gjeti 3 bombola gazi të futura brenda 3 bombolave të tjera, brenda të cilave ishin fshehur 53 kg marijuanë në formë çokollate. Fillimisht u gjetën 30 kg marijuanë brenda një bombole dhe më pas 23 kg në dy bombolat e tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Muriqan, Shkodër Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian që tentoi të trafikonte në drejtim të Italisë, 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit, bazuar edhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, drejtuesin e mjetit tip “Fiat”, shtetasin italian C. T., 60 vjeç, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, duke përdorur mjete të specializuara për evidentimin dhe zbulimin e lëndës narkotike, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në një bombol gazi të futur brenda një bombole tjetër gazi, rreth 30 kg lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Po në vijim të kontrollit të imtësishëm rezultoi se brenda dy bombolave gazi të futura brenda dy bombolave të tjera gazi ishin të fshehura 23 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate të mbështjellë me natriban.Në cilësinë e pronës materiale janë sekuestruar 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.

Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Italian C. T., 60 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve mbetur në tentativë”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e muriqanit droga brenda bombolave te gazit dogana e muriqanit droga brenda bombolave te gazit

Sondazh

Poll