Politike

‘Trojet tona janë të bekuara nga Zoti!’/ Kryemadhi pozon e përqafuar me Anitën, zbulon bisedën me Ramush Haradinajn: Nu

30 Gusht 2020, 14:05 Nga DOSJA
‘Trojet tona janë të bekuara nga Zoti!’/ Kryemadhi pozon e

JALË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anitën. Kryemadhi tregon se kanë patur një bisedë miqësore ku i ka traguar Haradinajt përvojën e sivjetshme nga kampi rinor i LRI-së në Jalë. Ndërsa më tej ajo ka zbuluar se me ish-kreun e shtetit të Kosovës ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në rajon dhe jo vetëm. 

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në postimin e Kryemadhit ka qenë mesazhi i Ramush Haradinajt. Në bluzën me flamurin e Kosovës që kishte veshur ai kishte një mesazh për BE-në për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, që ende nuk mund të lëvizin të lirë.

“Me Anitën përqafuar, ndërsa me Ramushin gati për një bisedë miqësore për ti treguar përvojën e sivjetshme nga kampi rinor i LRI-së në Jalë.  Surprizën e bukur që zbulova gjatë ditëve të kampit me të rinjtë që e kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në një Shqipëri evropiane, pa qenë të detyruar të largohen se dikush iu shkatërron ëndrrat, dua ta ndaj me të gjithë.  Nuk mund ti shpëtonin bisedës me Kryetarin e AAK diskutimet mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e rajon, dhe mbi rëndësinë që ka për suksesin në sfidat e përbashkëta të së ardhmes krijimi i një lidhje më të fortë mes brezit të ri. Trojet tona janë të bekuara nga Zoti me bukuri mahnitëse dhe njerëz me karakter të fortë e tradita. Me besim dhe dashuri e ardhmja këtu është si askund tjetër!,“-shkruan Kryemadhi. 

Prej disa javësh, Kryemadhi ndodhet në Jalë, ku edhe ka marrë pjesë vetë në kampin që priti 160 të rinjtë e partisë. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi ne jale ramush haradinaj monika kryemadhi monika kryemadhi ne jale ramush haradinaj

Sondazh

Poll