Politike

Akuzat për detin, Balla i përgjigjet opozitës: Marrëveshja e gatuar nga PD-LSI është gënjeshtër

30 Gusht 2020, 12:44 Nga DOSJA
Akuzat për detin, Balla i përgjigjet opozitës: Marrëveshja e

TIRANË -Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, në lidhje me akuzat për një marrëveshje të fshehtë të qeverisë me Greqinë për detin. Në një postim në Facebook, Balla ka përsëritur fjalët e kryeministrit Edi Rama, se mes dy shteteve nuk mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë për kufijtë.

Më tej ai sqaron, se marrëveshjet mes qeverive firmosen dhe ratifikohen nga parlamentet përkatëse. Ndër të tjera Balla shton, se e vetmja marrëveshje e firmosur në letër me Greqinë, është ajo e Lulzim Bashës, e cila u rrëzua pas ankimimit të PS në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Grupi të PS thekson, se Prokuroria bëri sikur e hetoi këtë marrëveshje, e cila sipas tij i hiqte Shqipërisë 354.4 km2 hapësirë detare.

Reagimi i plotë

Meqenëse PDLSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me “marrëshjen e fshehtë të detit me Greqinë”, po rikujtojmë se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë. Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston aspak. ËSHTË GËNJESHTËR.

E VETMJA MARRËVESHJE NË LETËR, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, ËSHTË MARRËVESHJA E FIRMOSUR NGA BERISHA DHE BASHA, e mbështetur nga ILIR META SI PASARDHËS I LULIT DHE MINISTËR I SALIUT.

Ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje as vasalin firmëshkrues e as vulëvënësin. Madje për turpin e PDLSI, kryekuzhineri i tyre Sali Berisha vazhdon ta mbrojë për turp këtë marrëveshje të rrëzuar, që i hiqte Shqipërisë 354,4 km2 hapsirë detare.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë përfshirë në një debat për detin, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitostakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Basha akuzon Ramën, se po bën një marrëveshje të fshehtë për t’i falur hapësirë detare Shqipërisë. Nga ana tjerër Rama është kundërpërgjigjur, duke thënë se nuk ka asnjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë, pasi negociatat kanë ndaluar, që kur u ndryshua qeveria helene. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se duhet bërë ristrukturim i grupit negociator dhe një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa miratimin e presidentit Ilir Meta.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marreveshja per detin taulant balla marreveshja per detin taulant balla

Sondazh

Poll