Sport

Luhet Tirana-Teuta, arbitri me stemën e FIFA-s vendos drejtësi në Superkupën e Shqipërisë

31 Gusht 2020, 09:09 Nga DOSJA
Luhet Tirana-Teuta, arbitri me stemën e FIFA-s vendos drejtësi në

ELBASAN-Në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:00 Tirana dhe Teuta do të luajnë për të vendosur fituesin e Superkupës së vendit. Megjithëse është një trofe, që nuk sjell të ardhura dhe është vendosur të luhet mes ndeshjeve të Europa League, të dy klubet pritet ta luajnë me të gjitha “armët” këtë sfidë, për të shtuar një trofe më shumë në kabinetin e tyre.

FSHF ka vendosur edhe arbitrat e kësaj ndeshje, së cilës i ka kushtuar rëndësi maksimale në këtë aspekt, duke vendosur gjashtë arbitra, që mbajnë stemën e FIFA-s. Enea Jorgji do të jetë kryesor dhe do të mbështetet nga anësorët Denis Reaxha dhe Rejdi Avdo.

Pas portave do të jenë dy kryesorët e tjerë të FIFA-s, Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti. Gjyqtar i katërt është vendosur të jetë Dojando Myftari.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport superkupa e shqiperise teuta tirana superkupa e shqiperise teuta tirana

Sondazh

Poll