Sport

Efekti Lukashenko bie edhe në Kombëtaren shqiptare, futbollistët do të “ngujohen” në Bjellorusi

31 Gusht 2020, 09:41 Nga DOSJA
Efekti Lukashenko bie edhe në Kombëtaren shqiptare, futbollistët

BJELLORUSI-Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe ndeshja e parë e kuqezinjëve do të luhet më 4 shtator në Bjellorusi, vend në të cilin kanë shpërthyer protestat kundër presidentit të vendit Lukashenko.

Vendi i është nënshtruar masave strikte e për djemtë kuqezi kjo transfertë do të jetë një izolim total. Ekipi do të niset më 2 shtator, dy ditë para ndeshjes.Çarteri do të niset në orën 16:00 dhe në mbrëmje do të kryejnë seancën stërvitore.

Për Shqipërinë do të jetë një situatë izolimi,teksa delegacioni pritet të bëjë lëvizje të kufizuara, nga aeroporti në hotel, në qendrën stërvitore, stadiumin e ndeshjes dhe më pas në aeroport për kthimin në atdhe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kombetarja e shqiperise lukashenko fshf kombetarja e shqiperise lukashenko

Sondazh

Poll