Sport

VIDEO/ “E dua Arsenalin”, vite më parë postonte mesazhe dashurie për klubin, Tottenham detyron futbollistin e ri të fshi

30 Gusht 2020, 15:40 Nga DOSJA
VIDEO/ “E dua Arsenalin”, vite më parë postonte mesazhe

ANGLI-Tottenham ka firmosur me mbrojtësin e përfaqësueses irlandeze Matt Doherty. Jose Mourinho përforcon në këtë mënyrë repartin e prapavijës me një ndër mbrojtësit më të mirë të Premier League-s dhe Doherty bëhet futbollisti i tretë që afrohet në gjirin e “Spurs” këtë verë. Ekipet e trajnerit të famshëm portugez kuptohen pak a shumë që nga reparti i tërhequr dhe skuadrat e suksesshme të 57-vjeçarit luzitan shquhen pikërisht rendimentin e lartë në fazën mbrojtëse.

Megjithatë videoja e prezantimit të Doherty është unike. Vite më parë 28 vjeçari kishte postuar në rrjetet sociale një mesazh dashurie për rivalin e përjetshëm të Totenhemit, Arsenalin. “E dua Arsenalin gjithmonë”, ka qenë postimi kohë më parë i Dohertit që tashmë do luajë për rivalin e “Topçinjëve”.Totenhem e  ka detyruar mbrojtësin ta fshijë postimin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal matt doherty tottenham arsenal matt doherty tottenham

Sondazh

Poll