Aktualitet

Drogë e fshehur në bombola gazi, kapet italiani në Muriqan. Ngjalli dyshime tek Policia gjatë intervistimit, 60-vjeçari: Se

31 Gusht 2020, 10:02 Nga DOSJA
Drogë e fshehur në bombola gazi, kapet italiani në Muriqan.

SHKODËR– Policia e Shtetit ka prangosur një shtetas italian në pikën kufitare të Murriqanit, pasi kishte me vete lëndë narkotike.

Mësohet se shtetasi i huaj kishte marrë drogën nga Shqipëria dhe po largohej në drejtim të Italisë me një makinë tip “Fiat Doblo”. Italiane Cristiano Trapano, 60 vjeç, ngjalli dyshime gjatë intervistimit nga policia kufitare dhe u ndaua për t’ju kontrolluar mjeti. 

Gjatë kontrollit në makinë iu gjetën tre bombola gazi, të salduara në pjesën e përparme të makinës, një prej të cilave u shpua me trapan dhe kishte brenda edhe një tjetër të fshehur.

Brenda bombulave të gazit u gjetën rreth 30 kg drogë e presuar në formë çokollare dhe e përgatitur gati për treg. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me destinacionin e drogës në Itali. 

Përballë efektivëve, italiani në deklaratën e tij në polici ka theksuar se nuk kishte dijeni për drogën që i është gjetur në automjet.

Nuk kisha dijeni për drogën që ndodhej në makinë. Bombolat e oksigjenit i kam marrë në Tiranë për arsye mjekësore pasi kushtojnë më lirë”, është shprehur ai.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas italian i cili është ndaluar gjatë kalimit në Muriqan duke shkuar drejt Malit të Zi me një sasi droge në makinë.

Sipas të dhënave, në Muriqan, nga shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara sot më datë 31.08.2020, është paraqitur për të dalë nga Republika e Shqipërisë shtetasi italian C.T., 60 vjeç, i cili ishte në drejtim të automjetit “Fiat” Multipla. Gjatë intervistimit lindën dyshime dhe u kalua për kontroll në vijën e dytë.

Nga kontrolli i automjetit u konstatuan tre bombola gazi. Nga kontrolli i bombolave të gazit u konstatua se ato ishin të salduara në pjesën e përparme. Më pas njëra nga bombolat u shpua me trapan ku rezultoi se në të kishte dhe një bombol tjetër të futur brenda.

Policia Kufitare ka shpuar bombolën ku më pas është kontrolluar me anë të endoskopit dhe është dalluar se ka disa pako të mbështjella me plasmas, në të cilat dyshohet se kishte lëndë narkotike canabis sativa. U njoftua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme, dyshohet se në bombola janë gjetur rreth 30 kg droge.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e murriqanit shkoder dogana e murriqanit shkoder

Sondazh

Poll