Aktualitet

Vrau fqinjin 61-vjeçari, ish-ushtaraku Fatmir Demiri del para Gjykatës, vendoset në “arrest me burg”

31 Gusht 2020, 09:35 Nga DOSJA
Vrau fqinjin 61-vjeçari, ish-ushtaraku Fatmir Demiri del para

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për ish-ushtarakun Fatmir Demirin, i cili dyshohet se ka vrarë me 26 gusht fqinjin e tij, 61-vjeçarin Dorian Latollari.

Demiri e ka pranuar para efektivëve të policisë autorësinë e krimit të ndodhur në lagjen “Haxhi Hyesen Dalliu” pak ditë më parë.

Dy personat kanë pasur konflike të mëparshme për pronën e si pasojë ngjarja ka agravuar deri në vrasjen e njërit prej tyre. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, rrëzim nga shkallët mirëpo më pas u zbulua se i moshuari ishte vrarë nga 37-vjeçari.

Ish-ushtaraku rezulton i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrest me burg fatmir demiri masa nga gjykata arrest me burg fatmir demiri masa nga gjykata

Sondazh

Poll